Ilir Shaqiri habit me veprimin ndaj kësaj banoreje: Kisha nevojë të të puthja

Ilir Shaqiri habit me veprimin ndaj kësaj banoreje: Kisha nevojë të të puthja

14:38, 13/01/2022
A+ Aa A-

Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja janë dy nga konkurrentët e shtëpisë së “Big Brother VIP”, të cilët janë përfolur shumë kohët e fundit për shkak të miqësisë së tyre tashmë të krisur, duke kaluar në hatër mbetje dhe konflikte.

 

Në “Prime”-in e ditës së martë, u trajtua një nga këto konfliktet që nxiti edhe më shumë keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet e dyshes.

Megjithatë, së fundmi duket se gjakrat janë qetësuar midis tyre pas një veprimi spontan e të paparashikuar nga Iliri.

 

Monika, Iliri, Arbri dhe Arjola ishin në dhomën e ndenjes duke biseduar.

Gjatë kohës që Monika nisi të flasë për teatrin dhe pasionin e saj, Iliri i afrohet dhe i dhuron një puthje në faqe.

 

Monika habitet nga ky veprim duke e pyetur: “Çfarë ishte kjo?”

“Është një puthje që nuk është asnjë lloj gjëje, thjesht një puthje. Kisha nevojë të ta jepja”- është përgjigjur balerini që ka surprizuar me veprimin e tij.

 

“Thjesht një puthje? Do me thënë që lufta jona vazhdon”- shtoi aktorja.

“Sigurisht”- ka përfunduar Iliri i buzëqeshur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco