Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe më të komentuara shqiptare.
Së fundmi, ajo ka publikuar projektin e saj të ri “Criminal”, i cili rezultoi një sukses i vërtetë.
Këngëtarja ka një lajm të ri për gjithë fansat e saj.
Ajo iu bëri thirrje fansave për pyetje në “Instagram”, ku edhe njoftoi se ka një këngë të re.
Një nga fansat e saj e pyeti nëse këngëtarja do të sjellë një baladë.
Dhurata ju përgjigj duke e konfirmuar se e ka gati një.
Dora sapo ka nisur publikimet e këngëve të albumit të saj, ku mesa duket do të ketë edhe një baladë.
© SYRI.net