‘Do ma japësh çik burrin?’/ Aktorja i kthehet Aurela Gaçes: Ta lë, por mos e...

‘Do ma japësh çik burrin?’/ Aktorja i kthehet Aurela Gaçes: Ta lë, por mos e...

11:20, 13/01/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja Aurela Gaçe, ka zgjedhur të ndajë detaje të reja rreth klipit të këngës së fundit që ka publikuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur tregon se sa të vështirë e pati të gjente modelin apo aktorin për klipin e këngës “Në të zënça”.

 

Ndër të tjera, Aurela tregon se kur ka takuar rastësisht aktoren e humorit Delina Dishën,  i është kujtuar se bashkëshorti i saj mund të ishte personazhi i duhur për klipin.

Madje këngëtarja tregon edhe batutat mes saj dhe aktores së humorit.

 

“Isha në kërkim të një modeli & aktori për klipin e ri.  Isha në hall. O i gjeja shumë të rinj, o shumë të ëmbël, o shumë portrete tip mafie (s’më shkonin me këngën) e, s’po gjeja atë që ne e quajmë “Danoç” që e do gjithë lagjja për shembull.

 

Takoj rastësisht Delina Dishën edhe pap- pap mendimi i parë që më erdhi…. uuuuu burri i Delit është fiks edhe u hodha në sulm. I them: “A do ma japësh një çikë burrin?”  

 

Ajo që e njeh humorin tim, plus dihet që është “nona” me rrolet e saj, direkt ma hodhi batutën:

“Ta lë moj çupë, ta lë, po se mos e bën rrugë”- shkruan Gaçe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco