Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Georgina me okllai dhe brumë njofton serialin e saj në Netflix

Georgina me okllai dhe brumë njofton serialin e saj në Netflix

22:37, 12/01/2022
A+ Aa A-

Postimi i fundit i Georgina Rodriguez në Instagram paralajmëroi publikimin e serialit dokumentar “Soy Georgina” në një edicion mjaft të pazakontë, duke bërë foto në banakun e kuzhinës me oklla dhe brumë.

E dashura e Cristiano Ronaldos ka njoftuar prej disa kohësh publikimin e një serie dokumentari që ndjek përditshmërinë e saj dhe që vjen në Netflix më 27 janar – ditëlindja e saj e 28-të.

Me postimin e fundit në Instagram, ajo iu drejtua edhe një herë ndjekësve të saj, duke falënderuar Netflix-in për “një nga aventurat më të mrekullueshme të jetës së saj”.

Modelja ka paralajmëruar serialin që do të dalë pas dy javësh duke publikuar dy foto në të cilat pozon në edicione të pazakonta.

Në foton e parë, Georgina ka veshur një fustan rozë voluminoz, teksa mban kalin në zinxhir dhe në sfond duket një makinë e gjelbër.

Në foton e dytë ajo ka veshur një fustan të kuq të ndezur në një ambient disi të pazakontë. E ulur në banakun e kuzhinës, ajo mban në dorë një vezë të thyer dhe para saj ka më shumë vezë të thyera, miell dhe një përzierje që të kujton brumin.

“Faleminderit një milion herë për të gjithë ndjekësit dhe miqtë e mi që mezi presin premierën e serialit tim real”, ka shkruar Georgina poshtë fotove.

Ajo gjithashtu theksoi se nuk mund ta imagjinojë një ditë më të mirë se ditëlindja e saj për publikimin e serialit “Soy Georgina”.

"Më 27 janar, ne të gjithë festojmë së bashku nga 190 vende. Shihemi në Netflix," tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco