Ishte viti 1997 kur filmi me regji të James Cameron, 'Titanik' përveç rekordeve që theu në arkë, fitoi dhe 11 Oscar.
Këngët dhe disa skena të filmit, i cili për 12 vjet mbante titullin "filmi me fitimin më të madh të të gjitha kohërave", u bënë "ikona", për të mos thënë që ishte një kthesë e rëndësishme në karrierën e aktorëve që merrnin pjesë në film.
Por ky film ka qenë një burim i pandërprerë të ardhurash për 25 vite edhe për një djalë të vogël, që në fakt nuk luajti një rol shumë të rëndësishëm.
Ai ishte 5 vjeç kur doli në skenë në film ndërsa sot është 30.
Dhe është fjala për Reece Thompson që tani bën një punë shumë të ndryshme nga ai i aktorit.
Thompson është drejtor marketingu dixhital me qendër në Utah të SHBA-së.
Edhe pse nuk mban mend shumë detaje rreth filmit në të cilin luajti kur ishte 5 vjeç, ai merr honorare çdo vit.
Aventura e filmit të shkurtër të filloi me një kontratë që ai nënshkroi pasi fitoi një konkurs si fëmijë modelingu.
Agjencia me të cilën ai bëri një marrëveshje i ofroi dy opsione: Ai ose do të luante në një reklamë ose do të shfaqej para kamerës në një rol të vogël në filmin Titaniku.
Nëna e Reece zgjodhi filmin Titaniku siç dhe duket ajo bëri zgjedhjen e duhur.
Reece Thompson luajti rolin e një djali të vogël irlandez që udhëtonte në klasën e tretë me prindërit e tij në filmin 'Titanik'.
Personazhi i tij u zhyt gjithashtu në ujërat e akullta me prindërit e tij kur u mbyt transatlantiku.
Thompson fitoi 30,000 dollarë nga filmi.
Këto para u përdorën për arsimimin e tij.
Me kalimin e viteve, ai vazhdoi të merrte çeqe të honorarëve midis 100 dhe 300 dollarë.
Gjatë lulëzimit të filmit, midis 1998 dhe 1999, Thompson mori gjithashtu çeqe për mijëra dollarë.
Por me kalimin e kohës, kjo sasi u zvogëlua.
Kujtojmë që aktorët kryesorw të filmit mori 2 milionë dollarë ndërsa Leonardo DiCaprio 2 milionë e gjysmë nga ky film.
Reece Thompson, 30 vjeç
Pjesë nga filmi Titanik ku Reece luante djalin e vogël irlandez
Kate Winslet dhe Leo DiCaprio
© SYRI.net