Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Gati për të parë ‘Hotel Transylvania’/ Selena Gomez promovon filmin në mënyrën më të mirë

Gati për të parë ‘Hotel Transylvania’/ Selena Gomez promovon filmin në mënyrën më të mirë

11:45, 12/01/2022
A+ Aa A-

Selena Gomez është gati për të impresionuar.

Këngëtarja postoi një ‘selfie’ për 288 milionë ndjekësit e saj në “Instagram”, duke treguar dekoltenë e saj me një bluzë të “Louis Vuitton”, ndërsa përgatitej për të promovuar filmin e ri.

 

“Kush do të shikojë 14 janarin në Amazon Prime Video?”- pyeti Gomez ndjekësit e saj.

Selena ka etiketuar stilisten e saj, Kate Young, si dhe stilistin saj të flokëve, Orlando Pita.

 

Krijuesja e “Rare Beauty” gjithashtu etiketoi linjën e saj të make-up, duke treguar se grimjerja e saj, Hung Vanngo, përdori produktet e saj për të arritur pamjen klasike.

“Hotel Transylvania: Transformania” është pjesa e katërt dhe e fundit e serisë së filmave “Hotel Transylvania” ku luan Selena së bashku me Adam Sandler, Kathryn Hahn dhe Brian Hull.

 

Selena do të shërbejë gjithashtu si producente ekzekutive ndërsa do të riprodhojë rolin e saj si vajza e Drac, Mavis, së bashku me Andy Samberg, duke u kthyer si Johnny.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco