Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Thuhet se dalja dhe rikthimi i Einxhelit ishte i planifikuar, ish-banori i 'BBV' tregon gjithçka

Thuhet se dalja dhe rikthimi i Einxhelit ishte i planifikuar, ish-banori i 'BBV' tregon gjithçka

11:29, 12/01/2022
A+ Aa A-

Gjatë spektaklit të së hënës, kanë ndodhur një mori diskutimesh lidhur me ngjarjet e javës si dhe nominimet.

Einxhel Shkira, Dj Dagz dhe Ilir Shaqiri ishin 3 nga banorët e nominur gjatë kësaj jave, ku publiku vendosi e Einxhel të jetë e nominuara e radhës.

Megjithatë, një bilët kthimi e moderatores bëri të mundur që ajo të jetë sërish pjesë e spektaklit.

Edhe pse eleminimi fillestar i Einxhel duket se ishte i paparashikuar nga banorët apo nga opinionistët, ish-fituesi i “Big Brother” Anaid Kaloti, ka bërë një postim në llogarinë e tij të “Instagram” që i ka surprizuar të gjithë.

Pak orë para publikimit të të eleminuarës së natës, Anaidi ka publikuar një ‘story’ drejtuar ndjekësve të tij në të cilën shkruan:

“Habiteni ju nëse del Einxhel sonte…?!”

Më pas, ai publikon sërish një bisedë me ish-konkurrentin Ardit Çuni, ku i thotë atij se Einxhel “del dhe hyn prapë”.

“Ta dish se pastaj thua Anaidi shpik”- ka shtuar ai, duke lënë të nënkuptojë se di diçka më shumë.

Kjo nuk është hera e parë që ish-fituesi i “Vëllait të Madh” ka bërë deklarata ku dëshiron të nënkuptojë vendime të paracaktuara nga produksioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco