Sëmuret Beniada në ‘Big Brother’, dyshohet për Covid-19

Sëmuret Beniada në ‘Big Brother’, dyshohet për Covid-19

18:30, 11/01/2022
A+ Aa A-

Banorët e “Big Brother Vip” janë shprehur të shqetësuar pasi Beniada nuk është mirë me shëndet, ka temperaturë, plogështi e dhimbje kockash.

Simptoma të cilat janë edhe të COVID-19.

 

Kjo ka ngritur dyshimet se ajo mund të jetë infektuar me COVID-19.

Banorët nuk mund të dalin jashtë shtëpisë, por persona të shumtë deri tani kanë hyrë brenda saj, si për t’u kujdesur për pamjen e tyre, ashtu edhe për gjëra surpriza.

 

Nën zë, banorët në bisedat e tyre kanë lënë të nënkuptohet se janë testuar dhe presin përgjigjet.

Pas dyshimeve të ngritura, Donaldi ka rrëfyer se ka kaluar COVID-in pak ditë para hyrjes në shtëpi dhe ia ka hedhur lehtë, kryesisht me temperaturë dhe lodhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco