'Do bëje një fëmijë me mua?', Dagz i drejtohet Einxhel, ja cila është përgjigjen e saj

'Do bëje një fëmijë me mua?', Dagz i drejtohet Einxhel, ja cila është përgjigjen e saj

11:25, 11/01/2022
A+ Aa A-

Einxhel dhe Dj Dagz janë çifti më i komentuar i momentit të cilët janë duke përjetuar historinë e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Gjatë pjesës më të madhe të qëndrimit të dyshës në garë, Einxhel është shfaqur më e ftohtë dhe më e rezervuar ndaj Dj-it të njohur nga Kosova, por mesa duket kohët e fundit po ndodh e anasjellta.

Dyshja është parë shumë afër njëri-tjetrit duke kaluar momente të bukura dhe romantike.

Madje jo më larg se sa sot gjatë një vallëzimi të realizuar nga këta të fundit Dj Dagz i është drejtuar Einxhel duke thënë:

“A do e bëje një fëmijë me mua?”

Einxhel ndërkohë i kthehet duke qeshur:

“Pse mos ta lëmë ty meqë ti e ke barkun”.

Dj Dagz dhe Einxhel mesa duket kanë plane për të ardhmen, madje këtë gjë e ka treguar edhe moderatorja me anë të një dëshirë që i shprehu partnerit:

“Kur të dal, dua të takoj njerëzit e mi, shoqërinë, të mblidhem me ata, të dal, të pi, t’i takoj… Por nuk e di pse një gjë brenda vetes dhe një dëshirë që kam është që të mbyllem me ty dhe të rri vetëm me ty”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco