Pritje e mrekullueshme, ja çfarë tregoi Bora për 30-vjetorin në 'Për’puthen'

Pritje e mrekullueshme, ja çfarë tregoi Bora për 30-vjetorin në 'Për’puthen'

09:28, 11/01/2022
A+ Aa A-

Prezantuesja Bora Zemani, mbushi 30 vjeç ditën e djeshme dhe nuk kanë munguar urimet nga persona publikë ose jo për të.

Sigurisht, siç e quan dhe ajo “familja” e saj “Për’puthen” e priti atë me brohoritje dhe pak pas fillimit të programit, konkurrentja Ana Lleshi u çua në këmbë për t’i dhuruar lule , të cilat i kishte përgatitur vetë me detaje, bashkë me konkurrenten tjetër Florjanën, të cilën e thërrasin gjithashtu Ana.

“Ke 2 vite që je pjesë e jetës time”, – i tha Ana Borës, e cila u ndje shumë e vlerësuar dhe u shpreh se ia vlen t’i ndajë këto momente me ta.

“E rëndësishme është që ky 30 vjetor më gjeti shumë të plotësuar. E mbushur me shumë dashuri, e mbushur me njerëz që i dua dhe më duan shumë, patjetër që kam edhe një punë, të cilën e shijoj pafund.”,- tha ajo.

Nga konkurrentët ai që i bëri surprizë Borës është edhe Mevlani, i cili i dhuroi një buqetë të bukur prezantueses.

Videon e ka ndarë vetë Bora në Instagram Story duke e falenderuar dhe duke e ‘ngacmuar’ me të qeshura.

Ajo gjithashtu shpërndau video se si ia kishin zbukuruar ditën në studio me tortën dhe me lule.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco