DJ Dagz dhe Einxhel Shkira janë një ndër çiftet më të komentuar të momentit.
Pas mbrëmjes intime që kaluan në suitë, marrëdhënia e tyre u konfirmua zyrtarisht.
Kjo ka bërë që çifti të dalin lirshëm së bashku.
Së fundmi, duket se dyshja kanë nisur planet se çfarë do të bëjnë kur të dalin nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Në një bisedë të radhës Dagz ka pyetur Einxhel nëse do dëshironte të kishte një fëmijë me të.
“A do e bëje një fëmijë me mua”, ka qenë pyetja e tij, që moderatorja iu përgjigj menjëherë.
Ajo e pranoi, duke theksuar se beson që fëmija do të dilte shumë i lezetshëm.
© SYRI.net