'The Spark', filmi i parë shqiptaro-amerikan nga Erand Sojli

'The Spark', filmi i parë shqiptaro-amerikan nga Erand Sojli

15:45, 10/01/2022
A+ Aa A-

“The Spark” (Shkëndija) është filmi i parë shqiptaro-amerikan që do të hap dyert e kinemasë në Salem, Massachusetts  në datat 11, 12, 13 janar 2022,  jo vetëm për artdashësit shqiptarë të filmit, por edhe për audiencën amerikane.

Regjisori i këtij filmi është Erand Sojli, gjithashtu bashkëskenarist me Aldo Toda i cili do të sjellë në ekran një skenar të arrirë me një temë të guximshme dhe plot kurajo i shoqëruar nën tingujt e krijuar nga kompozitor Kostika Çerma.

Filmi  tregon  çfarë ka ndodhur në Shqipërinë e 10 viteve të fundit, përcjellë me stil të veçantë. Histori paralele të thëna në një gjuhë mjeshtërore nëpërmjet detajeve që trondisin.

Erand Sojli do të bëjë bashkë në këtë film aktorët shqiptarë të Shteteve të Bashkuara dhe aktorë amerikanë.

Përveç idesë artistike ka meritën e ‘zgjimit’ të aktorëve shqiptarë të diasporës në USA.

Me emrat si Astrit Çerma, Jul Nenshati, aktorë që lanë gjurmë në kinematografinë shqiptare para viteve ’90 bashkohen edhe më të rinjtë e pas viteve ’90, Rina Narazani Sojli, aktore e veçantë e teatrit shqiptar,  plot 20 role te suksesshme në karrierë, Erjeta Cufaj, Ervis Dhima, etj dhe aktorët e mirënjohur amerikanë Jason Reulet,  Paskuale de Gregorio.

Mesazhi që përcjell filmi është i jashtëzakonshëm dhe shpresëdhënës: Fatet e të fortëve varen nga njerëz të thjeshtë, por idealistë që nuk tuten përballë parasë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco