‘Ai është shumë i dashuruar’! Ja çfarë po ndodh me The Weeknd dhe Angelina Jolie

‘Ai është shumë i dashuruar’! Ja çfarë po ndodh me The Weeknd dhe Angelina Jolie

14:01, 10/01/2022
A+ Aa A-

Dyshimet se mes Angelina Jolis dhe The Weeknd po lind një romancë po shtohet dita ditë, sidomos pas publikimit të këngës së tij më të fundit.

Këngëtari publikoi një këngë për “lidhjen me një yll filmi”, më 7 janar.

Duke patur parasysh edhe fotot e publikuara të dyshes duke darkuar, tashmë fansat janë kurioz për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një lidhje midis tyre.

Një burim për “HollywoodLife’ është shprehur se mes krijuesit i hitit “I Feel It Comming’ dhe Angelin-ës po lind diçka.

“Abel është shumë i dashuruar me Angelina-n,” tha një burim i afërt me Abel. “Në kohët kur ai është shoqëruar me të, ata kanë pasur disa biseda shumë të thella pasi të dy janë njerëz shumë interesantë dhe unikë që zhyten në seriozitetin e jetës dhe me të vërtetë kënaqen duke bërë një ndryshim.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco