‘Heq lojtarin e fortë për të mbajtur të dobëtin’, Einxhel diskuton me Ilirin

‘Heq lojtarin e fortë për të mbajtur të dobëtin’, Einxhel diskuton me Ilirin

13:35, 10/01/2022
A+ Aa A-

Einxhel Shkira dhe Ilir Shaqiri kanë diskutuar gjatë ditës së sotme lidhur me nominimet e kësaj jave.

Sipas Einxhelit, Iliri dhe Donadi kanë si synim që të nominojnë njëri-tjetrin në mënyrë që njëri të largohet pasi duan të shkojnë në finale me lojtarë që janë më të dobët  në garë.

Por, Iliri nga ana tjetër është shprehur se ai ecën me llogjikën e rivalitetit dhe sipas tij nuk pretendon të qëndroj në finale më të dobtit.

Ai e vlerëson moderatoren si një lojëtare të fortë.

Por sipas saj ‘një finale më dinjitoze është kur ke Ilirin, Donaldin ose Arjolën’, duke përfshrë kështu dhe veten e saj.

Ajo u shpreh se ata të dy po ecin me llogjikën e ‘një rrugëtimi të vështirë, një finale të lehtë’.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Në finale në qoftë se ti e dëshiron përballjen me mua, në finale prap përballjen me mua e ke por e ke me publikun, nuk ke përse e heq ti tani lojtarin e fortë për të mbajtur të dobëtin.

Iliri: Nuk e bëj më këtë llogjikë që e bën ti. Unë e bëj me llogjikën e rivalitetit sepse unë me Donaldin që një muaj më paërpara e kemi diskutuar këtë gjë, gjithashtu dhe në ‘Prime’.

Einxheli: Kjo sepse ju doni të hiqni njëri- tjetrin sa më parë që ta keni më të lehtë finale

Iliri: Po mirë, problem juaj kush është? Se nuk të kuptoj, ju na doni deri në fund të dyve?

Einxheli: Po, ju dua të dyve.

Iliri: Po ç’ja fut kot.

Einxheli: E kemi pasur dje diskutim me Donaldin. Pse a është njësoj të shkoj në finale dhe të fitoj kur kam Ilirin dhe Donaldin ose e humb njësoj në një finale me Sarën dhe me Klaudion. Ti preferon në finale të kishe Meridiani, Sarën këto?

Iliri: Unë ty të quaj lojtare të fortë dhe ti e di.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco