Dukagjin Lipa takohet me Leonardo DiCaprio

Dukagjin Lipa takohet me Leonardo DiCaprio

13:19, 10/01/2022
A+ Aa A-

Babai i këngëtares Dua Lipa, Dukagjin Lipa është takuar me aktorin e njohur, Leonardo DiCaprio.

Në imazhet që solli përmes llogarisë së tij në Instagram ish-frontmeni i grupit “ODA” tregoi se takimi me aktorin 47-vjeçar ka ndodhë gjatë festave të fundvitit.

“Duke festuar 2022 me një nga djemtë më të mirë në planet”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që Dukagjini ka kaluar festat bashkë me Duan dhe gjithë familjen në ishujt Karaibe.

Në anën tjetër edhe vet këngëtarja ka sjell imazhe të shumta nga atje dhe momentet që po kalon me familjen dhe shoqërinë.

Ndryshe, kujtojmë që këto pushime të Duas vijnë pas lajmeve që ajo i ka dhënë fund lidhjes me modelin e njohur, Anwar Hadid. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco