Ja disa nga gjërat që nuk i keni ditur lidhur me Pete Davidson

Ja disa nga gjërat që nuk i keni ditur lidhur me Pete Davidson

10:56, 10/01/2022
A+ Aa A-

Aktori i njohur, Pete Davidson së fundmi është kthyer në një nga emrat më të komentuar në showbizin botëror.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se publiku ose fansat e tij dinë gjithçka për të.

Le të hedhim një sy te disa nga gjërat të cilat nuk mund ti keni ditur deri më tani lidhur me Davidson.

U bë komedian për shkak të guximit

Disa nga miqtë e tij në fakt e shtynë të guxonte e të dilte në skenë dhe të performonte një rutinë komedie kur ai ishte 16 vjeç.

Ishte një sukses i jashtëzakonshëm.

Anëtari i parë i SNL(SATURDAY NIGHT LIVE) Lindur në vitet ’90

Nata e të shtunës live ka qenë një ikonë e komedisë për dekada, por ai ishte i pari anëtar që iu bashkua këtij spektakli prestigjioz i cili lindi në vitet ’90.

Pete ishte vetëm 23 vjeç kur iu bashkua këtij spektakli, duke e bërë atë anëtarin e katërt më të ri të kastit që luan në shfaqje.

Tifoz i Harry Potter

Pete Davidson është një fans i madh i Harry Potter. Por sa i zjarrtë? Aq i zjarrtë sa ka disa tatuazhe të Harry Potter në trupin e tij. Në kohën kur ai dhe Ariana Grande ishin në një lidhje, kishte edhe foto në rrjete sociale ku të dy ishin veshur si magjistarët e Hoguortsit.

Ka ditur të zgjedhë gjithmonë partneren

Pothuajse të gjithë e dinë se Pete ka qenë në një lidhje me Ariana Grande, por ai ka pasur edhe raporte të tjera me Kate Beckinsale, Carly Aquito dhe Cazzie David (vajza e të madhit Larry David).

Dhe kjo e gjitha ka ndodhur vetëm për një periudhë 5-vjeçare.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco