‘Do t’i ndërrojmë burrat çdo ditë’, Beniada ka një thirrje për të gjitha vajzat

‘Do t’i ndërrojmë burrat çdo ditë’, Beniada ka një thirrje për të gjitha vajzat

09:25, 10/01/2022
A+ Aa A-

Beniada Nishani pa dyshim që mun dtë quhet ‘lezeti i shtëpisë’ brenda mureve të ‘BBv’.

Ajo është një nga banorët më karizmatike e cila ka rrëbyer zemrat e publikut me  sjelljen e saj dhe theksin në të folur.

Modelja nuk ka shkaktuar asnjëherë debat përkundrazi, ajo ka bërë gjithmonë për të qeshur të gjithë banorët brenda por edhe publikun jashtë me deklaratat e saj që nganjëherë edhe nuk i kupton.

Një gjë të tillë ka bërë edhe sot gjatë kohës kur banorët ishin mbledhur duke qëndruar të gjithë në oborr.

Ajo në formë shakaje ka bërë një thirrje për rininë shqiptare, duke kërkuar që femrat shqiptare mos të martohen që 18 vjeç por ta shijojnë dhe jetojnë jetën e tyre si ta duan ato.

“Do t’i ndërrojnë burrat çdo muaj dhe do bëjmë qejf në Maldive e Dubai. Plasni nga inati ju!

"Jetojeni jetën si të doni dhe mos u martoni, mos u martoni që 18 vjeç. Jetoni jetën se kur të bëheni me fëmijë s’do të ketë më”, është shprehur Beniada.

Ndërkaq nga ana tjetër të gjithë banorët kanë qeshur nga fjalët e saj, teksa Arjola Dhe Xheisara e kanë mbështetur plotësisht në të gjitha fjalët e thëna.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leo10/01/2022 09:44

Ate dua dhe une nje here me ty dhe pastaj.......

Shto koment

Denonco