Ka qenë fanse e saj? Ja çfarë mendon Julia Fox për Kim Kardashian

Ka qenë fanse e saj? Ja çfarë mendon Julia Fox për Kim Kardashian

16:01, 08/01/2022
A+ Aa A-

Një lidhje e mundshme dashurie mes Julia Fox dhe Kanye West  është bërë kryefjlë jatë kësaj jave në mediat rozë.

Dyshja janë takuar natën e ndërrimit të viteve ë bashku, por çuditërisht dy javë më parë gjat ënjë interviste ajo po fliste me shumë dashuri për motrat Kardashian’s.

Në episodin e 17 dhjetorit të podcast-it të saj në Spotify, Frutat e Ndaluara, Julia dhe bashkë-prezantuesja e saj Niki Takesh bënë një përmbledhje të të gjithë çifteve të famshëm të 2021-shit.

Prezantueset folën për divorcin e Kim dhe Kanye dhe më pas Julia donte të fliste për marrëdhënien e re të Kim me Pete Davidson. Më pas ajo foli për dashurinë e saj për familjen.

“A mund të flasim për divorcin e Kim dhe Kanye? Prit, a mund të flasim për Kim dhe Pete Davidson? -tha Julia në podcast.

Julia përmendi se do t’i mungojë “Keeping Up ëith the Kardashians”, i cili përfundoi në qershor 2021.
Ajo shtoi, “Unë e kam parë Keeping Up që kur doli për herë të parë në 2007.”

“Ndihesh sikur i njeh ata,” tha Julia. “Është sikur të jeni të lumtur për ta kur atyre u ndodh diçka e mirë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco