Pas ndarjes, Camilla Cabello dhe Shawn Mendez fotografohen sërish së bashku

Pas ndarjes, Camilla Cabello dhe Shawn Mendez fotografohen sërish së bashku

14:02, 08/01/2022
A+ Aa A-

Ndarja e Shawn Mendes dhe Camila Cabello-s u bë temë e diskutueshme për disa ditë në media pasi çifti në fjalë dukeshin shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit dhe nuk dihen arsyet e ndarjes.

Megjithatë ditën e djeshme, “TMZ” ka siguruar dia fotografi të dyshes teksa shihen duke ecur në një park lokal  së bashku me qenin e tyre të përbashkët, Golden Retriever Tarzan.

Mendes kishte veshur një bluzë të bardhë, xhinse blu dhe atlete të zeza, ndërsa Cabello kishte veshur një fustan ngjyrë bezhë me flokët që i binin vetëm pas shpatullave.

Çifti i yjeve të pop-it publikuan ndarjen në nëntor 2021, duke lëshuar një deklaratë të përbashkët në të dyja faqet e tyre në Instagram.

“Hej guys, ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria jonë për një tjetër si njerëz është më e fortë se kurrë,” thuhej në deklaratë.

“Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe për të ecur përpara. Camila dhe Shawn.”

Nuk dihet ende nëse dyshja i kanë dhënë një mundësi të dytë njëri-tjetrit, apo kanë mbetur ende dy miq të mirë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco