Aktorja e njohur Brigitte Bardot ka deklaruar së fundmi se nuk do të marrë vaksinën kundër COVID-19.
Në një intervistë për revistën franceze “Gala” ajo u shpreh se është alergjike ndaj të gjitha kimikateve.
”Edhe kur udhëtova në Afrikë, nuk pranova të bëja vaksinën kundër etheve të verdha. Mjekët e mi në atë kohë kishin hartuar një certifikatë false. U largova dhe u ktheva në formë të mirë”, tregoi aktorja.
Gjithashtu Brigitte deklaroi se pandemia e COVID-19 është diçka pozitive për të gjithë njerëzimin e mbi të gjitha për planetin ku ne jetojmë.
Sipas saj, Toka është mbipopulluar dhe virusi po përpiqet të vendosë një rend të ri biologjik.
© SYRI.net