Sherr mes dy vajzave të reja në ‘Love Story dhe Xhenit, arsyeja?

Sherr mes dy vajzave të reja në ‘Love Story dhe Xhenit, arsyeja?

18:54, 07/01/2022
A+ Aa A-

Kastit të vajzave të “Love Storyt’ javën e kaluar ju shtuan edhe dy vajza të reja, Anxhelina dhe Klaudja.

Megjithatë, menjëherë pas prezantimit të klipit hyrës, Xheni është shprehur se të dyja vajzat janë thjesht për të shtuar numrin dhe nuk i ndjen fare si kërcënim.

E gjithë kjo deklaratë e saj ndezi debat në studio mes vajzave, pasi Anxhelina nuk e pranoi mendimin e saj.

Pjesë nga biseda:

Anxhelina: "Unë mendoj ndryshe, kemi nevojë për më shumë kohë dhe Xheni nuk mund të dalë të thotë se ne këtu jemi për të ngrohur karrigen".

Xheni: "Për të shtuar numrin, jo karrigen. Unë ta them këtë dhe ti nuk mund të më ndalosh dot, pasi kjo është përshtypja ime e parë".

Anxhelina: ”Ti po qëndron këtu disa javë dhe nuk po del në asnjë takim me fronistët do të thotë se nuk të preferon asnjë nga fronistët”.

Xheni: ”Kristi nuk më ka zgjedhur as mua as vajzat e tjera pasi kishte frikë se do të refuzohej nga ne pasi do të jemi opsioni i dytë".

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco