‘Mendova se e kisha në dorë’, Einxhel flet për lidhjen me Dj Dagz

‘Mendova se e kisha në dorë’, Einxhel flet për lidhjen me Dj Dagz

16:47, 07/01/2022
A+ Aa A-

Einxhel Shira dhe Dj Dagz tashmë pa frikë mund të quhen zyrtarisht çifti më i ri brenda shtëpisë së “BBV”.

Gjatë ditës së djeshme ata kanë kaluar çaste romantike pranë njëri-tjetrit në ambjentet e siutës duke treguar dashuri me puthje e përqafime.

Gjatë spektaktit të së martës në momentin kur u shfaqën puthjet e saj me Arbrin, të gjithë banorët u çuditën shumë dh u lumturuan për to.

Ndërkohë Einxhel u fsheh prapa ulëseve, kështu duke treguar se nuk është dakord që lidhjet e dashurisë ti bëjë publike.

Ajo ka pasur herë pas here kontradikta me veten, pasi e kemi parë duke biseduar me shoqen e saj aty brenda Beniadën ku i ka shfaqur pendim për puthjen e parë që pati me Dj Dagz.

Në fakt ky nuk ka qenë i vetmi veprim i saj që tregon se akoma nuk është gati të ketë një lidhje brenda shtëpisë.

Sot gjatë bisedës së bërë me Monikën i thotë: “Po është e vërtetë që Dagz-i më bën të ndjehem shumë mirë, kaloj shumë mirë me Dagz-in por unë nuk kam dashur që kjo gjë të ndodhë.”
Ndërsa Monika i është kthyer duke i thënë se: ” Nuk e ke as ti në dorë e as Dagz-i”.

Einxhel: “Mendoja se e kisha në dorë”.

Monika: “ Siç i mendojmë ne gjërat e na dalin jashtë kontrollit .Nuk bën dot matematikë me gjërat”.

Einxhel: “Nuk ishte matematikë, aty do ishim dhe jashtë. Vetëm dy muaj janë o Monikë”.

Siç duket moderatorja shtë pënduar për vepimet e ndodhura brenda shtëpisë, pasi është shprehur se lidhjet e saj i mban private.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco