Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku bashkë me Ajkën ndodhen prej disa ditësh në Angli.
Ata e kaluan Vitin e Ri në kryeqytetin anglez nga ku kanë ndarë mjaft momente nga pushimet e tyre.
Gjatë këtyre ditëve, ata kanë takuar dhe këngëtarin me famë botërore, Sam Smith.
Ka qenë Xhensila e cila ka ndarë një foto bashkë me Smith, Ajkën dhe Besin.
“Një ditë e bukur, u befasova duke takuar një nga këngëtaret e mi të preferuar”, ka shkruar Xhensila krahas fotove.
Ndërsa Besi shkruan me humor:
“Sa u mërzit Ajka që po dilnim foto me një të panjohur.”
Smith është mjaft i njohur për hitet si “Stay With Me”, “I’m Not The Only One”, “Fire on Fire” etj.
© SYRI.net