Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Cameron Diaz dhe burri i saj shijojnë dashurinë: Gjithmonë ka qenë ëndrra ime të kem një familje të tillë

Cameron Diaz dhe burri i saj shijojnë dashurinë: Gjithmonë ka qenë ëndrra ime të kem një familje të tillë

11:54, 07/01/2022
A+ Aa A-

Aktorja hollivudiane Cameron Diaz dhe muzikanti Benji Madden festuan përvjetorin e shtatë të martesës dhe me këtë rast bashkëshorti i saj i dedikoi asaj një dedikim romantik.

Martesa me Cameron Diaz duket si një ëndërr e realizuar për bashkëshortin e saj Benjamin. 

Ndonëse kanë kaluar shtatë vite nga “PO”-ja e tyre, ata edhe sot janë të dashuruar si ditën e parë.

Ata festuan dje përvjetorin e martesës dhe muzikanti nuk e fshehu se sa i lumtur është.

"Sot jemi 7 vjet martesë. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të kem një familje të tillë. E lumtur, e qetë, besnike. Kjo është jeta reale", ka shkruar Madden.

Ai shtoi se cila është sfida e tyre më e madhe.

“Sfida jonë e vetme është të përpiqemi të ngadalësojmë kohën sepse jeta kalon shpejt kur je i lumtur”, shkroi ai.

Cameron gjithashtu komentoi në komentin poshtë postimit.

"Të dua çdo ditë e më shumë. Dashuria jonë është pasionante dhe e thellë", u përgjigj aktorja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco