Aktori i njohur do të bëhet baba për herë të tretë, djali i tij 31 vjeçar do të bëhet sërish vëlla

Aktori i njohur do të bëhet baba për herë të tretë, djali i tij 31 vjeçar do të bëhet sërish vëlla

09:34, 07/01/2022
A+ Aa A-

Nicolas Cage i cili u martua per herë të pestë me japonezen Riko Shibata vitin e kaluar po përgatitet të bëhet baba për herë të tretë.

Ishte zëdhënësi i çifti i cili konfirmoi lajmin që kishte kohë që qarkullonte.

“Prindërit e ardhshëm janë shumë të lumtur’ tha zëdhënësi për revistën 'People'.

Foshnja që do të vijë në jetë do të jetë fëmija i parë për Shibatën 31 vjeë dhe fëmija i tretë për 57 vjeçarin Cage.

Nicolas Cage ka një djalë 31-vjeç të quajtur Weston, i cili lindi nga lidhja e tij me Christina Fulton, gjithashtu dhe një djalë 16-vjeçar, Kal-El Coppola, nga martesa me ish-gruan e tij, Alice Kim. 

Diferenca në moshë mes foshnjës së porsalindur dhe vëllait të tij më të madh do të jetë saktësisht 31 vjeç.

Nicolas Cage dhe Riko Shibata u takuan në Japoni nëpërmjet një miku të përbashkët. 

Cage ishte në Shiga, Japoni në atë kohë për xhirimet e Prisoners of Ghostland.

 Cage më vonë tha për Entertainment Tonight se kur pa për herë të parë gruan e tij, Riko Shibata, mendoi se ajo ishte një grua shumë tërheqëse.

Interesante ishte edhe fejesa e Nicolas Cage dhe Riko Shibata. 

Cage tha në një intervistë se ai i propozoi Shibata-s në internet dhe i dërgoi unazën e fejesës me korrier.

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco