Fifi publikon foto me disa nga banorët e larguar nga Big Brother VIP

Fifi publikon foto me disa nga banorët e larguar nga Big Brother VIP

11:15, 06/01/2022
A+ Aa A-

Të gjithë kanë qenë pjesë e një formati televiziv që ka bërë bujë prej disa muajsh.

Bëhet fjalë për programin Big Brother VIP që mblodhi një sërë personalitetesh të famshme nga Kosova e Shqipëria.

Filloreta Raç-Fifi, DJ PM, Sarah Berisha, Sabiani e Kledi Hysa janë banorët tanimë të larguar nga BBV VIP që janë mbledhur jashtë e kanë pozuar së bashku.

Fotografia u publikua në Instagram nga Fifi, gjersa siç shihet janë argëtuar mjaft shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Me njerëz të mirë, faleminderit Big Brother VIP”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Sarah ka qenë e fundit që u tërhoq nga gara në spektaklin e së martës, e cila njëherësh hoqi dorë edhe nga çmimi i madh prej 100 mijë eurosh.

Duhet theksuar se në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë hyrë pesë banorë të rinj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco