Ylli i serialit 'Squid Game' zbukuron kopertinën e shkurtit të revistës Vogue

Ylli i serialit 'Squid Game' zbukuron kopertinën e shkurtit të revistës Vogue

09:52, 06/01/2022
A+ Aa A-

HoYeon Jung, e njohur më së shumti për rolin e saj në serialin e njohur globalisht "Squid Game", është ylli kryesor i numrit të shkurtit të revistës Vogue.

Modelja koreano-jugore e cila u bë aktore, e njohur për rolin e saj si Kang Sae-byeok në serialin hit Netflix, i cili u shikua nga rreth 142 milionë familje në muajin e parë që nga publikimi, zbuloi për revistën se "e gjithë jeta e saj ka ndryshoi” që kur doli seriali.

Për mënyrën se si u bë e famshme dhe reagimin e familjes për të gjitha këto, ajo tha: "Ka një kufi në atë që mund të shprehin fjalët. Nuk e di pse, por nuk haja dot".

Aktorja tregoi se në atë kohë humbi tetë kilogramë dhe fansat e saj vunë re një rënie të papritur në peshë pasi ajo postoi disa foto në Instagram.

"Isha shumë konfuze dhe ishte kaq kaotike. Nuk e besoja. Mamaja ime bëri shaka se aktrimi im ishte shumë real, si kur isha e keqe me të," zbuloi ajo.

Ajo ka folur edhe për familjen e saj dhe ka treguar se motra e saj nuk është interesuar asnjëherë për karrierën e saj.

“Ajo thjesht mendon për mua si motrën e saj më të madhe, kështu që kur më tha se aktrimi im ishte ‘nuk ishte aq i keq’, u befasova shumë,” shpjegoi ajo.

Ajo kujtoi se si kërkonte emrin e saj çdo ditë dhe lexonte komentet.

"Edhe sikur tetë persona të më lavdëronin dhe vetëm dy të më qortonin, unë gjithmonë qaja, vetëm në shtëpi. Edhe tani luftoj me vetëvlerësimin e ulët", tha aktorja.

Ajo gjithashtu foli për Vogue për dashurinë e saj për Nju Jorkun dhe ndjenjën e saj të fundit të paqes pasi u transferua në këtë qytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco