Nuk paska qenë një ‘baby kiss’, por ‘french kiss’, Einxheli dhe Dj Dagz  shkëmbejnë puthje gjatë natës

Nuk paska qenë një ‘baby kiss’, por ‘french kiss’, Einxheli dhe Dj Dagz shkëmbejnë puthje gjatë natës

22:23, 05/01/2022
A+ Aa A-

Marrëdhënia mes moderatores Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, është ndër më të komentuarat e momentit.

Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother VIP”, Einxhel duket se e ka liruar veten pas diskutimeve ku tha se është ndierë shumë në siklet për puthjen e parë që dyshja kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin. 

 

Madje, Einxhel u shpreh se ishte thjesht një “baby kiss”, por duket se situata ka ndryshuar.  Pasi ata kanë shkëmbyer puthje dhe përkëdhelje sikur të mos ekzistonin kamerat dhe sikleti i Einxhel u zhduk papritur.

 

Gjithashtu, Dj Dagz i ka propozuar Einxhel që të kalonin natën në suitën brenda shtëpisë së BBV, por ajo nuk ka pranuar.

Mbetet për tu parë nëse dyshja, do vazhdojnë t’i shijojnë momentet si çift në shtëpi, apo moderatorja do vazhdojë të ruajë qendrimin e saj se në “Big Brother VIP” ka hyrë për lojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco