Zbulohet shkaku i vdekjes së Betty White

Zbulohet shkaku i vdekjes së Betty White

18:41, 05/01/2022
A+ Aa A-

Betty White vdiq nga shfaqe natyrale në moshën 99-vjeçare. 

Ajo vdiq më 31 Dhjetor, pak më shumë se tre javë para se të mbushte 100 vjeç. 

 

Agjenti i tij, Jeff Witjas ka hedhur poshtë thashethemet se vdekja e ikonës hollivudiane erdhi nga marrja e dozës së tretë të vaksinës, duke thënë se vdiq paqësisht në gjumë.

Jeff, i cili ishte gjithashtu mik i ngushtë i saj, tha në një deklaratë për revistën “People” se vdekja e saj nuk duhet të politizohet. 

 

“Njerëzit thonë se vdekja e saj ishte e lidhur me marrjen e një vaksine përforcuese tre ditë më parë, por kjo nuk është e vërtetë. 

Ajo vdiq për shkaqe natyrale”, tha ai për revistën.

 

“Vdekja e saj nuk duhet të politizohet – kjo nuk është jeta që ajo jetoi”- shtoi ai. 

Ikona e televizionit dhe filmit lë pas një trashëgimi mbi 75 vjeçare, me punën e saj të parë profesionale në industrinë e argëtimit në vitin 1939.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco