Zonja e panjohur e mallkoi, Arbana ka dy fjalë për të: Urrejtja do ta dëmtojë atë si nënë dhe ...

Zonja e panjohur e mallkoi, Arbana ka dy fjalë për të: Urrejtja do ta dëmtojë atë si nënë dhe ...

13:17, 29/12/2021
A+ Aa A-

Për personat publikë nuk janë të rralla momentet e sharjeve dhe bullizimit në rrjetet sociale të tyre.

E njëjta gjë së fundmi i ka ndodhur edhe moderatores Arbana Osmani, e cila me sa duket sot nuk e ka nisur ditën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ajo ka ndarë në një postim me ndjekësit në Instastory, ku zbulon se një person i ka dërguar asaj mesazhe ku uron më të këqijat për fëmijët e saj.

Ironia thotë Arbana, është se personi në fjalë ka në foton e profilit, një foto me dy fëmijë.

“Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mi; dhe ironia është se në foton e saj të profilit janë dy fëmijë. Doja t’i thoja kësaj zonje se urrejtja në përgjithësi dhe ajo në rrjet thjesht do dëmtojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj, dhe uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla; urrejtja në Web nuk duhet kurrsesi të normalizohet”, shkruan Arbana.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agimi29/12/2021 16:35

Asnjeri nuk mallkon kot. Ti meriton CDO percmim, Jo mallkim.

Shto koment

Denonco