‘Princi i errësirës’ këngëtari me famë botërore vendos të hyjë në botën e kriptomonedhave

‘Princi i errësirës’ këngëtari me famë botërore vendos të hyjë në botën e kriptomonedhave

10:23, 29/12/2021
A+ Aa A-

Këngëtari me famë botërore Ozy Osborne i njohur si "Princi i errësirës' ka njoftuar përpjekjen e tij të parë në industrinë e kriptovalutës.

Osborne ka nxjerr në treg Cryptobatz një koleksion prej 9666  NFT unike të krijuara nga vetë ikona të cilat do të jetë të disponueshme për t'u blerë muajin e ardhshëm.

Koleksioni është një kujtesë nga incidenti famëkeq  i tij të kafshimit të lakuriqit të natës. 

Më 20 janar 1982, Ozzy u kafshua në kokë nga një lakuriq nate gjatë një koncerti në Auditoriumin Memorial të Veteranëve në Des Moines, Iowa . 

Cryptobatz vjen me një ndryshim : pronarët do të jenë në gjendje të krijojnë një NFT të ri të quajtur «MutantBatz» duke shkëmbyer Cryptobatz me koleksione të tjera.

NFT-të janë një lloj aktivi dixhital ku pronësia regjistrohet në një zinxhir dixhital.

 Çdo NFT është unik dhe mund të konsiderohet si material kolektiv që nuk mund të riprodhohet, duke e bërë atë unik dhe potencialisht të vlefshëm.

 NFT-të mund të përfaqësojnë skedarë dixhitalë, si vepra arti, audio, video, postera, art albumesh dhe forma të tjera të punës krijuese.

Shumica e NFT-ve janë pjesë e blockchain Ethereum, që do të thotë se ato blihen dhe shiten duke përdorur Ether, një kriptomonedhë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco