Kanye West i detyrohet mikut të tij miliona dollarë?!

Kanye West i detyrohet mikut të tij miliona dollarë?!

09:15, 21/12/2021
A+ Aa A-

Big Sean është shprehur se Kanye West i detyrohet atij miliona dollarë.

Reperi i famshëm foli hapur rreth marrëdhënies së tensionuar me Kanye-n gjatë një interviste për Drink Champs.

Muajin e kaluar, kur Kanye po intervistohej për të njëjtin podcast tha se marrëveshja e Big Sean me labelin e tij, Good Music ishte gjëja më e keqe që ka bërë ndonjëherë.

Por komentet e Kanye nuk u ndalën me kaq. Ai filloi të sulmonte Big Sean se nuk e kishte mbështetur publikisht kur u përpoq të kandidonte për president në 2020.

Kur Sean u pyet për komentin e West, tha “Në fillim mendova se ishte qesharake, pastaj e mora personale. E dua Kanye, vëlla. E dua për mundësinë që më dha dhe për të gjithë këto gjëra. E mora personalisht sepse jam i vetmi artist që kam nxjerrë pesë albume nën GOOD Music…i vetmi artist që publikoi albume platini numër 1, albume të dyfishta platini”, tha ai duke shtuar më tej se Kanye i detyrohej atij miliona dollarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco