‘Do shkriheni’ së qeshuri/ Bebe publikon shprehjen epike për pemën familjare të shqiptarëve

‘Do shkriheni’ së qeshuri/ Bebe publikon shprehjen epike për pemën familjare të shqiptarëve

08:44, 21/12/2021
A+ Aa A-

Bebe Rexha e ka treguar gjithmonë me shumë krenari prejardhjen e saj dhe ka premtuar se do të ndajë më shumë me fansat e saj rreth kulturës shqiptare.

Dhe këtë premtim po e mban pasi shpesh bën postime për shqiptarët, mes tyre edhe postime me humor.

Së fundmi Bebe ka publikuar në InstaStory një shprehje ku shkruhet:

“Shqiptarët nuk kanë pemë familjare, ne kemi pyll familjar!”

Teksa Bebe po shijon pushimet në ishujt Turks dhe Caicos vëmendjen e ka marrë edhe unaza e saj e arit si dhe mbishkrimi krahas fotos:

Pak rock and roll në plazh nuk i bën keq askujt. Kam vënë stoli monedhë prej ari turke që është një pjesë e madhe e kulturës shqiptare. Zakonisht këto i merr si dhuratë kur martohesh, por unë i kam blerë vetë”, ka shkruar ajo.

Vihet re se një ndjekëse i ka shkruar artistes se i shkon shumë dhe kjo e fundit nuk ka ngurruar që t’i përgjigjet shqip:

“Faleminderit zemër”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco