‘Ne nuk kemi pemë familjare, por pyll’/ Bebe Rexha u flet ndjekësve të saj për shqiptarët

‘Ne nuk kemi pemë familjare, por pyll’/ Bebe Rexha u flet ndjekësve të saj për shqiptarët

19:21, 20/12/2021
A+ Aa A-

Bebe Rexha ka treguar gjithnjë se edhe pse është larguar që e vogël nga vendi ynë, shumë zakone dhe tradita shqiptare i ruan me fanatizëm.

Nga ‘zënkat’ me të atin, te gatimet tradicionale shqiptare e te vallet, këngëtarja nuk ka ngurruar t’ua tregojë miliona njerëzve ‘aventurat’ e saj. 

 

Bebe ka deklaruar se origjina dhe kultura të cilës i përket është e rëndësishme dhe ka premtuar se do ndajë më shumë me fansat e saj rreth kulturës shqiptare. 

Duke u ndjerë gjithnjë krenare se është shqiptare, Bebe kësaj radhe ka publikuar disa fotografi në “Instagram”, ku tregon se po shijon pushimet në ishujt Turks dhe Caicos.

 

Mirëpo, ajo ka vendosur një unazë ari dhe shkruan:
“Pak rock and roll në plazh nuk i bën keq askujt. Kam vënë stoli monedhë prej ari turk që është një pjesë e madhe e kulturës shqiptare. Zakonisht këto i merr si dhuratë kur martohesh, por unë i kam blerë vetë”, ka shkruar ajo.

Image

Një ndjekëse i shkruan artistes që i shkon shumë dhe ajo nuk ka ngurruar t'i përgjigjet në shqip: "Faleminderit zemër".

Më pas ajo ka publikuar një meme në ‘Instastory’ ku thuhet: "Shqiptarët nuk kanë pemë familjare, ne kemi pyll familjar!", referuar faktit që u përkasim fiseve të mëdhenj. 

Image

Duket se Bebe po e realizon premtimin për të promovuar kulturën shqiptare.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco