Pas sulmeve të Oni Pustinës për të, mesazhi i Ilirit për balerinët ngre dyshime që ka marrë informacion

Pas sulmeve të Oni Pustinës për të, mesazhi i Ilirit për balerinët ngre dyshime që ka marrë informacion

18:23, 19/12/2021
A+ Aa A-

Ilir Shqairi është një nga personazhet më të përfolur të momentit në rrjet, për lojën në “Big Brother VIP”, por edhe për shkak të sulmeve për të jashtë.

Së fundmi, Oni Pustina ka akuzuar balerinin se ka përdorur çdo mënyrë e intrigë për të qenë në nivelin e shqiptarëve të suksesshëm në Itali.

 

Madje, shtonte se ai “ka një jetë nën hijen e Kledi Kadiut”.

Komenti bëri xhiron e rrjetit dhe pati reagim edhe nga bashkëshortja e Ilirit, Emanuela.

 

Por, mbrëmjen e të premtes diçka ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të spektaklit “BB VIP”.

Iliri, në fund të mbrëmjes, kërkoi të përshëndeste balerinët shqiptarë në Itali.

 

“T’i bëj një përshëndetje të shkurtër balerinëve shqiptarë në Itali, super të suksesshëm”, tha Iliri, që iu dërgoi edhe përqafime nga ekrani.

Mirëpo, në rrjet nuk është dukur si një mesazh kaq “i pastër”, madje po diskutohet se Iliri mund të ketë marrë informacione nga jashtë.

 

Në fakt, kjo nuk është absolutisht e lejuar, sepse banorët duhet të jenë tërësisht të izoluar e të shkëputur nga bota jashtë.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë thjesht rastësi e mesazhi i Ilirit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco