Lana Del Rey u 'kryqëzua' për veshjen e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve

Lana Del Rey u 'kryqëzua' për veshjen e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve

10:30, 19/12/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja amerikane Lana Del Rey tronditi publikun me paraqitjen e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e kjo për shkak të zgjedhjeve të dobëta të modës.

Ndonëse yjet zgjedhin më së shumti krijimet magjepsëse me firmat e shtëpive botërore të modës, Lana vendosi të shkojë kundër tyre.

Në eventin Variety Hitmakers, ajo u shfaq me një fustan të bardhë-jeshile me një hapje në gjoks. 

Ajo ka “zbukuruar” gjithçka me një xhaketë të zezë oversize dhe çizme të gjata kamoshi.

“Nuk më besohet se ka veshur këtë fustan të lirë për një event kaq të rëndësishëm”, “Kjo nuk po ndodh”, “Veshja e Lanës është një moment ikonik. Bravo”, “Queen”, “Terrible”, reagimet janë në Twitter.

Po atë mbrëmje, Lana mori njohjen si artistja e dekadës dhe falënderoi ata që e kritikojnë vazhdimisht.

“Jam vërtet mirënjohëse për të gjitha vlerësimet e mia dhe faleminderit të gjithëve për kritikat – të cilat janë të shumta”, tha këngëtarja.

Përkundër faktit se shumë njerëz duan ta futin këtë yll me zërin më të lartë në kallëp, ajo me mjeshtëri e shmang atë. 

Ajo ka treguar vazhdimisht se luksi nuk është prioriteti i saj dhe se është thjesht e veçantë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco