Nuk kishte dëgjuar albumin e saj, këngëtarja e njohur largohet nga intervista 1 milion dollarëshe

Nuk kishte dëgjuar albumin e saj, këngëtarja e njohur largohet nga intervista 1 milion dollarëshe

20:45, 22/11/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja Adele së fundmi është larguar në një nga intervistat e saj 1 milionë dollarëshe.

Gazetari i ‘Channel 7’, Matt Dora pranoi hapur gjatë intervistës se nuk e kishte dëgjuar albumin e saj. Kjo bëri që ai të pezullohej për dy javë nga drejtuesit e “Seven Network”.

Kompanina diskografike ‘Sony’ e këngëtares refuzoi të lejonte televizionin të transmetonte intervistën si pjesë e paketës së saj prej 1 milion dollarëshe që përfshinte gjithashtu të drejtat e transmetimit të koncertit “One Night Only” të Adele, shkruan The Guardian.

“I thashë kam pasur privilegjin vetëm të dëgjoj ‘Easy on Me’, por jo këngët e tjera. Ishte një mospërfillje, por jo një mospërfillje e qëllimshme. Më vjen shumë keq!”, tha gazetari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco