Efi me rezerva të mëdha ndaj Bashkimit: 'Ty të duket mburrje të refuzosh një femër'

Efi me rezerva të mëdha ndaj Bashkimit: 'Ty të duket mburrje të refuzosh një femër'

19:55, 22/11/2021
A+ Aa A-

Sot Bashkimit i shprehu pakënaqësi Efi për sjelljet e tij.

Efi: Ti e bërtet më të madhe që të refuzon. Ti mua më flet në backstage, ndërsa këtu bën të kundërtën. Ty të duket mburrje të refuzosh një femër.

Pas fjalëve të Efit, ndërhyri dhe Mikela.

Mikela: Po është shumë e vërtetë, Bashkimi e përmend gjatë gjithë kohës : unë e refuzova, e refuzova. 

Arjani nga ana tjetër i dha të drejtë Efit për pjesën e egoizmit femëror, por shprehu se edhe Bashkimi duhet kuptuar, pasi ai nuk e refuzoi, thjesht përdor termin jo të duhur, pasi Bashkimi thjesht e shtyu takimin.

Efi: Unë jam munduar ta kuptoj Bashkimin.

Bashkimi: Jo ti nuk ke kuptuar fare.

Bledi gjithashtu ndërhyri dhe tha se dhe në backstage Bashkimi afrohet kur sheh kamera dhe i bën gjërat për kamera.

Efi: Po pra në backstage të shpreh pëlqim, këtu jo. 

Bashkimi: Unë se i kam ndenj afër, kjo e ka marr si pëlqim. 

Efi: Edhe këtë e the? 

Mikela: Pse e pyet dikë a ka pëlqim për ty, kur ti nuk ke për të? Ti e ke pyetur Efin. 

Bruno shprehu pakënaqësi ndaj Arjanit, duke thënë se ai mban krahun e Bashkimit, ndërsa përsa i përket marrëdhënies Bashkim-Efi, ai tha se i intereson sjellja e Efit, e aspak nuk e ka problem Bashkimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco