Semi zbulon detaje të reja për pëlqimin që ka jashtë 'Big Brother VIP': 'Në fillim mendoja se…'

Semi zbulon detaje të reja për pëlqimin që ka jashtë 'Big Brother VIP': 'Në fillim mendoja se…'

18:56, 22/11/2021
A+ Aa A-

Pak javë më parë, Semi Jaupaj zbuloi në shtëpinë e “Big Brother VIP” se ka një person të cilin e pëlqen jashtë.

Megjithatë, këngëtarja nuk dha shumë detaje. Por ngjarjet e fundit në shtëpi, e kanë bërë që të flasë sërish për këtë person.

Ditën e djeshme, teksa po fliste me Einxhelin në oborrin e shtëpisë, Semi tha se në fillim donte që të kishte vetëm raport shoqëror me këtë djalin, sepse nuk ndihej gati për të nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Bojken Lako.

Por kur ai i tha se nuk mund të jenë dot shokë bashkë, Semi u ndje keq dhe dëshironte që të kishte sërish kontakt me të.

Kur isha jashtë, njoha dikë në muajin maj mbase ka qenë. E kisha shok, e njoha në shoqëri dhe më pëlqeu shumë si karakter, por kishte dy-tre gjëra të tjera, si pamja fizike, që nuk më pëlqente, se nuk ishte më i bukuri i botës. Dhe thoja ‘Unë me këtë njeriun nuk mund të kem dot gjë’. Dhe ky më shprehu pëlqimin.

I thashë ‘Shiko, pse mos të jemi shokë, sepse mua më pëlqen shumë si tip ti’. Më tha ‘Jo, bashkë nuk jemi dot shokë’. E ndërpremë komunikimin, Fillova të ndihesha keq dhe më bën një replay një Story që kisha hedh edhe i ktheva përgjigje, bëmë muhabet. Pastaj nuk isha më aq e… Thoja pse mos të jemi shokë prapë, se s’doja që të dukesha që u mërzita pse s’më pranoi si shoqe. Doja që të më shkruante që të kisha vëmendje.

Pavarësisht që s’e kam vazhduar si gjë… I kam shpjeguar që sapo kam kaluar një gjë dhe nuk dua që… Nuk isha gati, pavarësisht se më pëlqente shumë si tip. Nuk doja që dhe ky të ikte nga jeta ime si njeri, doja të më shkruante, të flisni, të dilnim për kafe, se më pëlqente dhe më pëlqen. Gjatë verës kemi ik në plazh me shoqërinë, kemi ik nëpër vende të ndryshme”.

Artistja ka treguar se është dashuruar vetëm një herë në jetë dhe kjo ka ndodhur gjatë kohës që ka qenë e lidhur me Bojkenin. Pas ndarjes, ajo vazhdon të ketë kontakte me Lakon, sepse ish-çifti kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco