Meridiani debaton me Einxhelin: Aq famë sa ke fituar ti në gjithë këto vite, Antonela e ka fituar për…

Meridiani debaton me Einxhelin: Aq famë sa ke fituar ti në gjithë këto vite, Antonela e ka fituar për…

18:04, 22/11/2021
A+ Aa A-

Mbrëmja e djeshme nuk ka qenë e qetë për banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP”, sepse është shoqëruar me debate të ndryshme.

Një ndër to ishte edhe ai mes Einxhelit dhe Meridianit.

Opinionisti i tha moderatores së nuk e ka parë asnjëherë si prezantuese. Sipas tij, kjo do të thotë që publiku nuk e pëlqen si njeri.

Ai e krahasoi atë të Antonelës, kur tha se ish-konkurrentes së “Për’puthen” iu deshën vetëm tetë-nëntë muaj për të fituar famën, që Einxhel është munduar ta marrë për vite me radhë.

Edhe pse nuk u ndje mirë nga këto fjalë, Einxhel u mundua të mos e jepte veten dhe i tha Meridianit se as ai nuk njihet si opinionist, përveç dy-tre rasteve që ka dalë në “Për’puthen”.

Pjesë nga debati:

Einxhel: Unë po them është e paaftë? (flet për Antonelën)

Meridian: Është ndër njerëzit më të komentuar që kur ka filluar ‘Për’puthen’.

Einxhel: Kush?

Meridian: Antonela.

Einxhel: Edhe?

Meridian: Ça pune ke bërë ti Einxhel, se unë s’të kam parë asnjëherë në prezantim.

Einxhel: S’më ke parë ti?! Problemi yt nëse s’më ke parë.

Meridian: Edhe ai është problemi yt që ti nuk e di se çfarë ka bërë ajo.

Einxhel: Vetëm në ‘Për’puthen’ të kam parë ty duke dhënë opinion.

Meridian: Aq vëmendje sa ke fituar ti në gjithë këto vite dhe ndjekës, ajo e ka fituar për nëntë, tetë muaj. Kjo do të thotë që është person që e do publiku. Se një njeri që nuk e do publiku nuk shkon 300 mijë ndjekës për tetë muaj.  

Einxhel: Meridian, nuk më hyn në punë fare.

Meridian: Është njeriu që krijon gjithë kohës konflikt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco