'Ishte e tepruar', Iliri mendon se puthja e Sarës me Dj PM është një lojë

'Ishte e tepruar', Iliri mendon se puthja e Sarës me Dj PM është një lojë

16:51, 22/11/2021
A+ Aa A-

Puthja e Sarës dhe Pajtimit ka shkaktuar reagime të shumta te banorët dhe jo të gjithë e kanë pritur mirë. Pas Fifit, është Iliri ai që e ka quajtur puthjen e tyre të tepruar.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Mbas gjithë asaj analize që u bë dje unë e quaj të tepruar, sinqerisht. Mbas gjithë asaj analize që u bë dje këtu unëe  quaj të tepruar sot. Është një lojë kot, se s’jeni nga 16 vjeç. Unë mendoj se jeni dy persona shumë të pjekur.

PM: O Ilir së pari je t’u fol pa lidhje dhe e dyta …

Iliri: Jo pa lidhje…

PM: Jo pa lidhje po flet. Të marr shembull ty, marr shëmbull veten. Unë me femrën time ndahem dhe i them kurrë më mos më fol, gradualisht duke e parë çfarë kam bërë ndoshta mund t’i them më fal.

Fifi ishte e para që reagoi ashpër pasi mësoi për puthjen e Sarës me Pajtimin dhe tha se blogerja po bën lojë, por ajo nuk do ta lejojë pasi PM është “vëllai i saj”.

“Ti e paske puthur. Me dukesh e pasigurt. Ty të erdhi motra për PM, të tha s’ka gjë. Qenke lunatike. Për mua është shumë e rëndë”, tha Fifi kur mori vesh se Sarah dhe PM ishin puthur.

Sarah u ndje keq pas këtyre fjalëve të Fifit dhe filloi të qante, ndërsa banorët e tjerë u munduan ta qetësojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco