Kinematografia në zi: Joey Morgan ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare

Kinematografia në zi: Joey Morgan ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare

11:58, 22/11/2021
A+ Aa A-

“Joey Morgan ndërroi jetë të dielën herët në mëngjes. Ishte një tronditje dhe na shkatërroi të gjithë ne që e donim atë. Ai do të na mungojë shumë”, tha në deklaratë një përfaqësuesi i tij.

“Shpresojmë që të gjithë ta kuptojnë se sa e dhimbshme është kjo për të dashurit e tij dhe mund të respektojnë kufijtë dhe t’i lejojnë ta kalojnë këtë situatë në privatësi”, thuhet tutje.

Regjisori i filmit Christopher Landon reagoi me një status në Twitter, pas vdekjes së aktorit, shkruan Mirror.

“Joey Morgan erdhi në jetën time gati 9 vjet më parë kur bëra Scouts. Ai ishte i qetë, qesharak, inteligjent dhe i zhytur në mendime. Dhe kur u ndiznin kamerat ai ishte magnetik. Ai vdiq sot dhe lajmi është zemërthyer. Jam i nderuar që e kam njohur”, tha ai.

Pas “Scouts Guide”, Joey luajit në komedinë “Compadres and Flower”.

Ai gjithashtu u shfaq në Netflix, në “Sierra Burgess is a Loser”, dhe roli i tij i fundit erdhi në “Max Reload and Nether Blasters” të vitit 2020.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco