Dj Pm: Më mirë dal nga shtëpia se sa dal në takim romantik me Sarën

Dj Pm: Më mirë dal nga shtëpia se sa dal në takim romantik me Sarën

11:08, 22/11/2021
A+ Aa A-

Mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, u zhvillua një lojë me debate, teksa gjatë debatit në shtëpi arriti një zarf i bardhë.

Zarfi i bardh nga “Vëllai i madh” ishte për një darkë të veçantë e përgatitur për dy prej banorëve.

Banorët në unanim do duhet të vendosnin për emrin e një djali dhe një vajze që do ta shijonin këtë surprizë.

Ata propozuan emrin e Sarës dhe Pajtimit por ky i fundit e refuzoi i revoltuar, e madje paralajmëroi se më parë do të largohej se të konsumonte një darkë me të.

“Nuk pranoj absolotisht. Nëse këmbëngulni do marr valixhet do iki”, tha ai.

Edhe pas një ftese më zyrtare nga vetë Sarah ai insistoi se nuk dëshiron të konsumojë një darkë me të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco