Victoria Beckham po rikthen përsëri në modë pantallonat kauboj

Victoria Beckham po rikthen përsëri në modë pantallonat kauboj

10:15, 22/11/2021
A+ Aa A-

Pantallonat trapez janë shpesh të pranishme në koleksionet e modës së Victoria Bekcham, si dhe në kombinimet e saj të përditshme të veshjeve dhe duket se ky trend po i rikthehet kryesisht modës në vitet 2000 dhe më poshtë sugjerimet se si t'i vishni.

Kohët e fundit stilistja tërhoqi vëmendjen për xhinset e saj të preferuara dhe duket se i pëlqen çdo gjë që ka pak volum shtesë rreth këmbëve të saj, kështu që dashuria e saj për xhinset e gjera ka kuptim.

Beckham kombinoi pantallonat e saj trapez me një pulovër të thjeshtë, duke dëshmuar se edicionet e vjeshtës nuk duhet të jenë të komplikuara apo të shtresuara.

Pantallonat në foto janë në fakt dizajni i saj dhe duket se po përjetojnë një lloj rilindjeje sepse aktualisht i gjejmë kudo.

Ky model i pantallonave me kombinime veshjesh sjell një dimension tjetër nga pantallonat e ngushta, si dhe mbart një lloj nostalgjie për fillimin e shekullit të 20-të kur ishin në kulmin e popullaritetit.

Edhe pse xhinset e stilistes janë të shitura, ka plot opsione të ngjashme në internet dhe më poshtë janë sugjerimet se si t'i vishni ato.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco