Parashikimi javor 22 nëntor -28 nëntor 2021/ Këto janë 3 shenjat e favorizuara për javën e 4 të muajit

Parashikimi javor 22 nëntor -28 nëntor 2021/ Këto janë 3 shenjat e favorizuara për javën e 4 të muajit

18:43, 21/11/2021
A+ Aa A-

DASHI 21 mars – 20 prill

 

Kjo javë do të jetë rutinë për ata që janë në një lidhje. Herë pas here mund të mërziteni tej mase me atë që keni në krah dhe mund t’i thoni gjëra të pamenduara. Kujdes sepse mund ta shkatërroni gjithë atë që kishit ndërtuar deri më sot. Beqarët do jenë gati edhe për aventura kalimtare, mjafton që të ndihen mirë dhe jo vetëm. Financat nuk do jenë aspak të qëndrueshme dhe herë pas here do ju duhet të bëni vërtet kursime. Gjendja shëndetësore do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Nuk do i keni më as shqetësimet nga stomaku. Në punë do jeni modestë edhe pse në fakt arritjet do jenë goxha të mëdha. Jeta familjare do jetë e kënaqshme në çdo moment.

 

DEMI 21 prill – 21 Maj

Pranë partnerit do kaloni momente të paharruara ju të dashuruarit. Përveçse do dashuroheni pa dorashka do jeni edhe këshillues dhe mbështetës të mirë te njëri-tjetrit. Të gjithë do ju kenë zili. Beqaret do jenë shumë kërkues dhe nuk do pranojnë të dalin me dikë pa u siguruar mirë që ai mund të jetë person interesant. Saturni do pozicionohet keq tek financat dhe gjendja do përkeqësohet. Nuk do mendoheni aspak para se të kryeni shpenzimet dhe ky do jetë një gabim i rëndë. Shëndeti herë pas here do lerë për te dëshiruar. Mund të keni dhimbje muskujsh dhe shqetësime nga stomaku. Në punë do keni vështirësi, por me durim dhe këmbëngulje do ja dilni. Jeta familjare do jetë e mirë.

 

BINJAKËT 22 maj – 21 qershor

Këtë jave do jeni më pozitivë dhe më optimistë ju të dashuruarit. Edhe kur t’iu dalin vështirësi ju do dini si t’i kaloni shpejt dhe me buzëqeshje. Beqarët më shumë gjasa do afrohen pranë disa personave interesante dhe mund të fillojnë shpejt një lidhje jetëgjatë. E rëndësishme është që emocionet do shtohen gjithnjë e më shumë. Buxheti mund të jetë delikat ditët e para, por pas të mërkurës gjendja do fillojë të stabilizohet. Do i kryeni pa frikë edhe shpenzimet që keni planifikuar. Për shëndet më të mirë duhet të ushqeheni si duhet dhe duhet të mos bëni jetë sedentare. Në punë do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni përballë sfidave që do ju dalin. Jeta familjare do jetë tejet delikate.

 

GAFORRJA 22 qershor – 22 korrik

Kjo do jete një jave goxha e vështirë për ata qe janë ne një lidhje. Për shume gjera nuk do merreni vesh me partnerin dhe ne asnjë moment nuk do doni te hapni rruge. Beqaret ndryshe nga sa e kishin menduar do përjetojnë ndjesi te forta këtë periudhe. Çdo çast ka për te qene i veçante dhe mbresëlënës. Financat sado t’i mbani nen kontroll situata mund t’i dale jashtë kontrollit ne një moment. Dëgjojini me kujdes këshillat e miqve specialiste te fushës. Shëndeti fizik do jete goxha i mire, por ai mendor jo dhe aq. Mund te ndiheni shpesh pesimiste dhe ne ankth për gjerat qe do ndodhin nesër. Ne pune do jete Merkuri ai qe do ju drejtoje ne rrugën e duhur. Do arrini atje ku doni. Marrëdhënia me familjaret do jene mbresëlënëse.

 

LUANI 23 korrik – 22 gusht

Nëse nuk doni të keni debate dhe probleme me partnerin tuaj, duhet të tregoheni me tolerante dhe më të kuptueshëm këtë javë. Nëse i kaloni edhe këto sfida që do ju dalin këtë periudhë gjendja do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Beqaret do kenë dite të paqëndrueshme dhe nuk do arrijnë dot ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Do ju duhet ende kohë të presin për ndryshime. Buxheti ka për të qenë i paqëndrueshëm kështu që mundohuni të shpenzoni me kursim dhe duke menduar për të ardhmen. Gjendja shëndetësore do lerë shpesh për të dëshiruar. Mos e teproni me ushqimin dhe mbrohuni nga i ftohti. Në punë do ecni me plane dhe kjo do ju çojë shpejt në rrugën e duhur. Jeta familjare do jetë e mbrojtur.

 

VIRGJËRESHA 23 gusht – 23 shtator

Këtë jave nuk duhet të bëni gabimin ta ngrini partnerin në piedestal sepse zhgënjimi ka për të qenë edhe më i madh. Të gjithë bëjnë gabime dhe kanë të meta kështu që as ai nuk mund të bëjë përjashtim. Më mirë tregohuni realistë dhe të përmbajtur. Beqarët, nën ndikimin e madh të Marsit, do jenë shumë më sensuale dhe joshës. Do marrin propozime interesante nga të cilat mund të fillojnë lidhje serioze. Buxheti do mbetet i mirë edhe pse për të thënë të vërtetën shpenzimet do i kryeni pa u menduar. Shëndeti herë pas here do ketë disa shqetësime. Mund të keni probleme me frymëmarrjen, por mundet edhe të prekeni nga gripi. Në pun do ju duhet më shumë maturi dhe kujdes për të arritur majat. Familja e qetë.

 

PESHORJA 24 shtator – 23 tetor

Periudhë e begate do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Që ditën e parë do përjetojnë emocione pranë atij që dashurojnë dhe do sigurohen akoma më shumë që ai është i duhuri për të kaluar jetën. Beqaret do i kenë mendimet shumë të qarta dhe do dinë çfarë hapash të hedhin. Jeta e tyre do ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Venusi do iu ndihmoje t’i mbani gjithë kohës nën kujdes të ardhurat. Gjendja do vazhdojë të mbetet e kënaqshme. Gjendja shëndetësore do jetë aq e mirë saqë nuk do keni më për çfarë të qaheni. Do ushqeheni si duhet dhe nuk do neglizhoni as aktivitetin fizik. Puna në përgjithësi do ecë mirë pavarësisht disa pengesave të vogla që mund t’iu dalin herë pas here. Familja harmonike.

 

AKREPI 24 tetor – 22 nëntor

Këtë javë duhet të jeni më të disponueshëm ndaj partnerit tuaj dhe nga ana tjetër duhet të bëni të pamundurën për ta larguar rutinën. Në këtë mënyrë atmosfera në jetën tuaj ka për të qenë e jashtëzakonshme dhe emocione të njëpasnjëshme. Beqaret do afrohen mjaft me disa persona më të cilët më shpejt nga sa mendonin edhe mund të martohen. Në planin financiar perspektivat duken goxha të mira. Përveçse do fitoni para nga projektet e përfunduara, ju do jeni edhe të kujdesshëm me shpenzimet. Për shëndetin nuk duhet të shqetësoheni aspak. Në punë do keni mbështetjen e gjithë yjeve dhe gjendja ka për t’u përmirësuar tej mase. Mund të merrni edhe disa propozime për ndryshim pozicioni. Jeta familjare pa ndryshime.

 

SHIGJETARI 23 nëntor – 21 dhjetor

 

Këtë jave nuk duhet të shqetësoheni aspak për jetën tuaj në çift sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e mrekullueshme. Beqaret do afrohen akoma më shumë me disa persona që kanë pëlqyer prej kohesh dhe do sigurohen se ata janë të duhurit. Për financat do jetë një javë e trazuar. Shpesh do gjendeni edhe në vështirësi për të kryer shpenzimet. Për shëndet akoma më të mirë duhet të lini sa më parë duhanin, të ushqeheni mirë dhe të mos neglizhoni aktivitetin fizik. Në punë nuk do ju dalë asnjë lloj problemi, kështu që çdo gjë ka për t’iu ecur sipas planeve. Jeta familjare mund të ketë disa probleme të vogla, por pa pasoja.

 

BRICJAPI 22 dhjetor – 20 janar

Jeta në çift ka nuk ka për të qenë aspak e vështirë këtë javë. Partneri do tregohet i përkujdesur ndaj jush dhe nuk do ju lerë asnjë moment të mërziteni. Lidhja mes jush ka për te qene si kurrë me pare. Beqaret me mire te persin edhe pak kohe para se te fillojnë një lidhje sepse ne te kundërt jeta mund t’iu ndërlikohet akoma me tepër. Merkuri do jete planeti qe do ju ndihmoje ta stabilizoni buxhetin. Do merrni masat e duhura dhe gjendja do ndryshoje shpejt. Gjendja shëndetësore here pas here do lere për te dëshiruar. Mund te jeni te lodhur dhe pa fuqi. Ne pune duhet te luftoni shume fort për te arritur atje ku ëndërroni. Jo çdo gjë do jete e lehte. Me familjen do keni një marrëdhënie te ngrohte.

 

UJORI 21 janar – 19 shkurt

Kjo do jete një jave e mrekullueshme për te dashuruarit. Çdo dite do përjetoni ndjesi te reja dhe do ju duket shpesh sikur jeni neper ëndrra. Problemet e se shkuarës do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Beqaret nuk duhet te luajnë me zjarrin vetëm për te ndryshuar statusin sepse mund te lëndohen keq. Sektori i financave nuk do përbëjë asnjë lloj problemi. Prej pak kohesh po ecni vetëm me plane dhe kjo është gjeja me e mire. Gjendja shëndetësore here do jete e mire dhe here do lere për te dëshiruar. Mundohuni te konsumoni nga te gjitha llojet e ushqimeve. Ne pune vërtet do lodheni pak, por arritjet do ju bëjnë krenare për veten. Familja mjaft e qete.

 

PESHQIT 20 shkurt – 20 mars

Kjo jave do jete tejet pasionante për juve qe jeni ne një lidhje. Me partnerin do merreni vesh edhe pa thënë asgjë. Çdo çast ka për te qene fantastik dhe i mbushur me emocione te veçanta. Edh për beqaret priten risi, megjithatë nuk duhet te nxitohen për asgjë. Buxheti do jete disi delikat ditët e para, por situata shume shpejt do filloje te stabilizohet. Pas te mërkurës mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër. Shëndeti do vije duke u përmirësuar dite pas dite. Ne fundjave do jeni ne formën me te mire te mundshme. Ne pune nuk duhet te nxitoheni për asgjë, me durim, qetësi dhe këmbëngulje mund te arrini çdo gjë. Ne familje do diskutoni gjere e gjate dhe do i zgjidhni problemet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco