Me telefon në dorë në 258 km në orë/ Gjiko tregon detaje nga aksidenti i rëndë

Me telefon në dorë në 258 km në orë/ Gjiko tregon detaje nga aksidenti i rëndë

16:46, 21/11/2021
A+ Aa A-

Gjiko ka zbuluar një nga momentet më të vështira në jetën e tij.

I ftuar në “Prive”, reperi foli për datat e rëndësishme në jetën e tij, ku mes të tjerash foli për aksidentin e rëndë që kishte përjetuar në tunelin e Kalimashit.

 

Reperi me prejardhje nga Peja, ka bërë të ditur se në momentin që ka ndodhur aksidenti, makina ku ai ndodhej, po lëvizte më afro 260 kilometra në orë.

“Ai ka qenë duke vozitur edhe ka qenë fiks 268 kliometra në orë (në tunel), edhe unë ia kam vendosur telefonin të fytyra sepse doja të incizoja, edhe ai nuk ka pasur shikueshmëri të mirë”, tha fillimisht Gjiko.

 

Por, reperi u shpreh se nuk ka qenë kjo arsyeja se pse është shkaktuar aksidenti.

“...por nuk është ajo se pse ka ndodhur aksidenti. Aksidenti ka ndodhur sepse në korsinë tjetër ka qenë një veturë-marimangë, më timon anglez, që nuk ka më së pari të drejtë të vozitë atë veturë te ne sepse nuk është bërë për këtu dhe ka qenë duke e vozitur një djalë 18 vjeçar, edhe ai vetëm na është futur në korsi dhe sot e asaj ditë nuk e di se pse është futur në këtë korsi, sepse nuk ka pasur veturë as anash, ai veçështë futur aty kemi ‘fluturuar’ në plot kuptimin e fjalës”, tregoi Gjiko.

 

Më pas, reperi u shpreh se të gjithë kishin shpëtuar pa lëndime edhe pse makina ishte dëmtuar plotësisht, ndërkohë që ai menjëherë ishte interesuar të gjente një makinë tjetër, që mos të humbiste koncertin e planifikuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco