Jennifer Lawrence, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë, me bashkëshortin Cooke Maroney, u shfaq krah Leonardo DiCaprio për të promovuar filmin e saj të ardhshëm.
Aktorja 31 vjeçare mori pjesë në një shfaqje intime, pyetje dhe përgjigje dhe pritje në Ross House në Los Angeles për filmin e saj të ardhshëm në ‘Netflix’, “Don’t Look Up”, që do të dalë në dhjetor.
Përveç Lawrence, regjisori/ shkrimtari i filmit Adam McKay dhe yjet Leonardo DiCaprio, Meryl Streep dhe Jonah Hill, si dhe të ftuarit e James L.Brooks, Regina Hall, Chloe Zhao, Kyle MacLachlan, Robert Pattison dhe Suki Waterhouse u bashkuan për eventin e organizuar nga regjisori Bong Joon-ho.
Për këtë rast të veçantë, Lawrence dukej elegante me një mini fustan jeshil mëngë të gjata që tregonte barkun e rrumbullakosur.
Ajo e kombinoi look-un me një palë taka të kuqe me rripa.
Në fillim të këtij muaji, ylli i “Silver Lining Playbook” u pa për një shëtitje në qytetin e Nju Jorkut, teksa mbulonte barkun me një xhaketë të zezë të veshur me një xhaketë marine.
Fituesja e çmimit “Oscar” kishte veshur edhe një palë syze dielli të zeza dhe sandale,teksa dëgjonte kufjet e saj duke ecur në rrugë.
© SYRI.net