Princesha e Monakos përfundon në spital, Princi Albert sqaron dyshimet se u sëmur pas tradhtisë së tij

Princesha e Monakos përfundon në spital, Princi Albert sqaron dyshimet se u sëmur pas tradhtisë së tij

10:05, 21/11/2021
A+ Aa A-

Princesha Charlene e Monakos është shtruar në spital për probleme ende të pakonfirmuara mjekësore.

Princi dhe princesha e re mbajtën mesazhe zemërthyese për nënën e tyre, ndërsa u shfaqën në ballkonin e Pallatit për Ditën Kombëtare të Monakos të premten. Binjakët 6-vjeçarë, Princesha Gabriella dhe Princi Jacques u shfaqën me babanë e tyre, Princin Albert, duke mbajtur pankartat ku shkruhej: “Na mungon mami” dhe “Të duam mami”.

Princi Albert i Monakos tha se Princesha Charlene ishte shtruar në spital pas kthimit të saj nga Afrika e Jugut, ku u shërua nga operacioni i sinusit.

“Një periudhë qetësie dhe pushimi është e nevojshme për të siguruar shërimin më të mirë për shëndetin e Princeshës Charlene,” tha pallati në një deklaratë të martën. “Duke luftuar me shëndetin e dobët gjatë muajve të fundit, Princesha aktualisht është duke u shëruar dhe do të vazhdojë kështu për javët e ardhshme, duke i lënë kohën e saj të rikuperohet nga një gjendje e lodhjes së përgjithshme të thellë.”

Mirëpo, kanë qenë të shumta spekulimet se largimi i princeshës në Afrikë dhe shtrimi i saj në spital kishin ardhur pas tradhtisë nga ana e Princit Albert. Ky i fundit e bëri të qartë në një deklaratë dje, se problemet shëndetësore të Charlene nuk kanë të bëjnë fare me thashethemet se ai ka qenë jobesnik ndaj saj.

“Me siguri do ta them këtë disa herë, por kjo nuk ka të bëjë fare me marrëdhënien tonë. Dua ta bëj shumë të qartë këtë”, tha ai në një deklaratë për People. “Këto nuk janë probleme brenda marrëdhënies sonë; nuk kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis burrit dhe gruas. Është e një natyre tjetër.”

Albert tha se “lodhja e pabesueshme” dhe dieta e dobët çuan në shtrimin e princeshës në spital.

“Ajo nuk kishte fjetur mirë për disa ditë dhe nuk po hante fare mirë. Ajo ka humbur shumë peshë, gjë që e bëri të pambrojtur ndaj sëmundjeve të tjera të mundshme”, shpjegoi ai. “Një ftohje ose grip, ose Zoti na ndihmoftë, COVID.”

Pallati tha se detajet e mëvonshme të shëndetit të Charlene do të komunikoheshin para festave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco