'Ka ikur nga mendorja', degradon debati midis Brunos dhe Mikelës

'Ka ikur nga mendorja', degradon debati midis Brunos dhe Mikelës

09:20, 20/11/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme nëm puntatën e Për’puthen ishte takimi midis Mikelës dhe djalit të ri Erjonit.

Takim i cili u zhvillua në Prizren dhe u komentua si ndër takimet më të bukura të programit.

Përveç romanticitetit të takimit nuk munguan tensionet mes Mikelës dhe Brunos.

Bruno tha se Mikela të gjithë djemtë i sheh me të njëjtin vështrim dhe se ajo e ka futur në ‘FriendZone’ pasi i ka thënë se e sheh si shok, pas surprizës që i bëri Efit.

Ai gjithashtu tha se ajo që po bën Mikela me Erjonin është e turpshme, sepse edhe për Markon kishte deklaruar se po të dilte me të nga emisioni do ishte e lumtur dhe se kishte parë të ardhme me të.

Sipas Brunos, Mikela kishte thënë se donte të kishte edhe një familje me Markon, ndërsa kjo deklaratë e tij nxiti reagimin e konkurrentes.

Bruno: Përveç dëshirës për të njohur vajza, kam respekt edhe për djemtë. Kjo të njëjtën gjë që do bënte me Markon. Tha që do ishte më e lumtura po të dilte nga këtu me atë, të krijonte familje.

Mikela: E ke zakon ti marrësh llafet dhe ti bësh strumbullar. Mos i ço fjalët kot po hiqe atë mikrofon. Si kam thënë askujt këtu që dua të kem familje me ty.

Bruno: Ule zërin dhe fol si femër. Ki pak feminimitet.

Mikela: Ja më shih jam gjithë kjo femër.

Bruno: Ka ikur nga mendorja. Le nam.

Mikela: Bruno nuk ka pëlqim, po ka tendencën që të hedhë fjalë kot që të më prekin mua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco