Kastro Zizo flet për projektin e ri dhe për ndryshimet në jetën e tij: Kam larguar...

Kastro Zizo flet për projektin e ri dhe për ndryshimet në jetën e tij: Kam larguar...

12:00, 19/11/2021
A+ Aa A-

I ftuar në emsionin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’ për të folur për projektin e tij të fundit ‘Mall Burri’ si dhe për jetën private ishte Klevis Bega, i njohur si Kastro Zizo, i cili njihet si një personazh kontrovers i skenës dhe televizionit.

Flavio: Në nga arsyet kryesore pse doja të flisnim për projektin tënd të fundit është mbi të gjitha origjinaliteti jo vetëm i projektit por i këndvështrimit. Nuk shohim një muzikë që t'i drejtohet mashkullit shqiptar sigurisht jo atij adoleshent por një burri në moshë që ka ato përjetimet e veta, emocionet mashkullore, sikur kemi shumë turp t'i trajtojmë edhe në shoqëri dhe në art. A ka qënë kjo një zgjedhje e qëllimshme apo ishte organike dhe i erdhi momenti?

Zizo: Unë nuk e kam mohuar asnjëherë çështjen ndjesore apo të ndryshimit që aspak që nuk e shoh midis mashkullit dhe gruas edhe rolit të tyre në shoqëri. Ndoshta ngaqë unë nuk jam grua dhe nuk e kam përjetuar diskriminim por realisht sidomos këto dy vitet e fundit që situatën realitetin dim se si  shoh ngjarjet i kam pa filtra , jetojmë në një realitet ku diskriminimi gjinor është jashtëzakonisht i pranishëm, i tmerrshëm dhe dhuna mbi të gjitha në shoqërinë tonë është tejet e madhe dhe sigurisht e gjithë kjo krijon një korracimi që në rastin konkret burri tipik, sederli mashkullor shqiptar duhet ta mbajë në vete. Sigurisht që unë nuk mund ta nxirrja kështu kot sepse një ditë në mëngjes e shihja si fenonmen dhe duhet të dilte. Por momenti i duhur vjen gjithmonë dhe unë rastësisht duke shfletuar një libër të një mikut tim të vjetër që është shumë patriot, i vrazhdë, të cilin gjejë rastin dhe ta përshendes i cili është dhe tekstshkruesi i këngës Genc Llakaj, një miku im që ka kontribuar shumë për këtë komb. Duke lexuar poezin e tij dhe duke pasur parasysh dhe njohjen e tij personale me vrazhdësinë që ai ka apo me figurën patriotike sigurisht më bërë më shumë kurioz. Ai ishte një përjetim i tij poezie për humbjen motrës së tij dhe unë kam pak vite që kam humbur nënë time dhe në të gjithë këtë korracinë që i kisha bërë vetes për një milion arsye dhe të sistemit gjeta momentin ta finalizojë pastaj dhe si projekt për të dalë ‘Malli që ka një burrë’.

Flavio: Ndërkohë Kastro vjen me më shumë eksperiencë, me më shumë përjetime por të shoh në fakt më të freskët se më herët. Çfarë ka ndodhur këto kohë? Si është puna?

Zizo: Unë po bëj një jetë shumë më të mirë, shumë më cilësore si fizikisht si mentalisht. Unë jam në mes  një ndër lumturitë të mia më të mëdhaja në jetë aq më tepër pastaj dhe rritjes dhe qënies shumë pranë hap pas hapi të djalit tim të vogël. Sigurisht jam bërë ndoshta dhe patetik në ripërsëritjen e gjërave por unë kam dy vjet që kam larguar nga jeta një ndër elementët kryesor të jetës sime që dashur pa dashur ndikoi dhe në atë që unë jam me të gjithë të mirat dhe të këqiat, por ky jam dhe nuk do të dëshiroja të isha dikush tjetër, që është alkooli dhe menjëherë pasi hoqa disa filtra që i kisha vendosur vetes për të parë realitetin. Është më mirë që ta shohësh realitetin kështu siç është, siç ndonjëherë është tej mjeran i dhimshëm i fortë por më shumë gjëra që të bëjnë njeriun të lumtur që janë ndoshta në pamje të parë ne i harrojmë, nuk i rregjistrojmë ,nuk i japim rëndësi, por ta bëjnë jetën më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco